Kazanë dhe pompa të ngrohjes

POMPË E NGROHJES UJORE - AJRORE

Pompa e ngrohjes ujore ajrore Emmeti Mirai në split verzionin për ftohje dhe ngrohje të objekteve rezidenciale. Me madhësi kompakte, e kompletuar me enë zgjeruese, pompë qarkullimi dhe rregullatorë të temperaturës. E përbërë prej 2 pjesëve (njësi të mbrendshme dhe të jashtme) të cilat janë të lidhura mesvete me gypa për klimatizim të mbushura me lëngun R410A.

Lidhet me ventilokonvektorë (për ftohje dhe ngrohje), sisteme sipërfaqësore për ngrohje dhe ftohje (tokësore dhe të murit) si dhe radijatorë me temperaturë të ulët. Temperatura maksimale e daljes është 55%.

Kapaciteti nominal prej 7.67-22 06 KW për mënyrat e ngrohjes.

Karakteristikat teknike i gjeni tek faqja e Emmeti.


KALDAJA E RRYMËS

Kaldaja e rrymës prej prodhuesit polak KOSPEL (www.kospel.pl), në monobllok verzione prej më shume madhësive (12, 18, 24, 36 KW)

 

Karakteristikat:

-       Kontrollues i panelit – tabela elektronike e kontrolluesit mundëson rregullim të temperaturës së jashtme 20-85C) si dhe punë të pazhurshme dhe pa gabime.

-       Kufizues i sigurtë i temperaturës – e ndal rrymën gjatë keqfunksionimit dhe e mbron pjesën e mbrendshme të kutisë prej temperaturave të larta.

-       Valvulë diferenciale per zvogëlimin e shtypjes (Bypass) i cili mundëson rrjedhje të lejuar minimale dhe reduktim të zhurmës gjatë mbylljes të valvulës termostatike.

-       Filter magnetik F-MAG ¾- Prodhim speical i cili mundëson filtrim të dyfishtë: magnetik dhe mekanik.Filtri magnetik i mbron elementet matëse të ujëngrohësit (senzor për rrjedhje) prej molekulave feromagnetike të cilat paraqiten nga korrozioni në instalimet e ngrohjes.

-       Enë zgjeruese (me kapacitet prej 6 litrave)

-       Pompë qarkullimi

-       Valvulë sigurimi

-       Enë automatike

-       Senzor për shtypje

I përsosur për ndërtesa me sistem personal të ngrohjes. Mund të kombinohet me radijatorë dhe ngrohje të dyshemesë.