SISTEM SOLAR PËR MBËSHTETJE TË NGROHJES SË HAPËSIRËS DHE UJË I NGROHTË SANITAR DHE PISHINA

Sistem solar për ujë të ngrohtë dhe mbështetje të ngrohjes (plus ngrohje e pishinës)

Përveç ujit të ngrohtë sanitar gjatë tërë vitit, energjia termike prej kolektorëve solar mund të kontribuojë në sistemin e ngrohjes edhe në periudhën dimërore. Teprica e ngrohjes paraqitet në periudhën e verës dhe në periudha të përkohshme, përdoret për ngrohjen e kësaj pishine.

Ky sistem paraqet mënyren më efikase dhe mëpërparimtare të përdorimit të energjisë solare termike.

Në kushte optimale, kontributi në ngrohjen e kolektorëve solar mund të jetë edhe deri në 30%. Që të arrihet kjo përqindje, nevojiten disa kushte:

-       Temperaturë e ulët e ngrohjës së shtepisë (ngrohje e dyshemesë, e mureve ose tavanit)

-       Izolim i plotë termik i objektit

Energjia e kolektorëve solar ruhet në të ashtuquajturin rezervuar të nxehtësisë “bafer”, i cili më vonë përdoret për ngrohje. Në vend të ujëngrohësve shtesë për ujë sanitar, rezervuari bafer mund të kombinohet dhe të përmbaje një tubë të veçantë tëçelikut dhe higjienike, në mbrendësine e të cilës  kalon uji sanitar i cili ngrohet në mënyrë sekondare.

Kontributi më i madh i energjisë solare në sistemin e ngrohjes paraqitet në periudhën kalimtare (tetor-nentor/mars-prill). Çdo tepricë e energjisë termike në periudhën e verës rekomandohet që të drejtohet në pishinë notimi. Në këtë mënyrë fitojmë efikasitet të lartë gjatë tërë vitit si dhe qëllim të arsyeshëm për kthimin e mjeteve të investuara në këtë sistem solar.